Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj F.B., hetuese policore, për veprën penale Keqpërdorimi i informatës zyrtare.
Hetimet kanë zbuluar se F.B., duke shfrytëzuar qasjen në Sistemin Informativ të Policisë së Kosovës (SIPK) për shkak të detyrës së saj, ka siguruar të dhëna personale dhe të kaluarën kriminale të dëmtuarit F.M.
Përmes rrjetit social WhatsApp, këto të dhëna iu dërguan mikut të saj, A.P., i cili më pas i publikoi ato në një emision televiziv më 20 dhjetor, me qëllim diskreditimin e F.M.
“Pas zhvillimit të hetimeve dhe ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme procedurale ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura F.B. në cilësinë e personit zyrtar – Hetuese Policore në ekipin për Hetimin e Personave të Zhdukur, duke keqpërdorur informatën zyrtarë, në të cilën ka pasur qasje si rezultat i detyrës zyrtare, ashtu që me kërkesën privatë të mikut të saj A.P., e me qëllim që ky i fundit të përfitoj përparësi që nuk i takojnë, e pandehura përmes llogarisë zyrtare është kyçur në Sistemin Informativ të Policisë së Kosovës (SIPK) ku ka siguruar të dhënat personale dhe të kaluarën kriminale të dëmtuarit F.M., të cilat të dhëna përmes rrjetit social “WhattsApp” ia ka dërguar personit A.P., i cili me qëllim të diskreditimit të dëmtuarit i ka publikuar në emisionin televiziv të datës 20.12.2025.
