Aktakuzë për trafikim kokaine në Prizren, një i dyshuar në arrati

Prokuroria Themelore në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave me inicialet E.R., H.K. dhe F.H., nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.

Sipas njoftimit zyrtar, E.R. dhe H.K. ndodhen në paraburgim, ndërsa F.H. është në arrati.

Rasti lidhet me një ngjarje të datës 11 gusht 2025, ku dy të pandehurit, në bashkëkryerje, kanë transportuar dhe shpërndarë 3.3 kilogramë kokainë në një objekt prapa një qendre tregtare në Prizren.

Prokuroria bën të ditur se droga është dorëzuar pas një marrëveshjeje paraprake me të pandehurin tjetër, ndërsa në këmbim është marrë një veturë e tipit “VW Golf VIII”. Pas këtij transaksioni, njëri nga të dyshuarit është larguar me automjetin e tij “VW Arteon”, ndërsa vetura e marrë në këmbim është sekuestruar më vonë nga policia në Prishtinë.

Ndërkohë, më 16 gusht 2025, automjeti i njërit prej të dyshuarve është ndaluar nga policia në pikën kufitare “Hani i Elezit”, ku është gjetur edhe njëra nga të pandehurat si pasagjere.

Në një rast të ndarë, gjatë bastisjes në banesën e H.K. në Prizren, janë sekuestruar 4.436 kilogramë kokainë, si dhe pajisje të ndryshme për paketim dhe shpërndarje, përfshirë peshore digjitale, qese dhe para të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe vlerësimit të provave, të shpallë fajtorë të pandehurit për veprën penale në fjalë.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika