Aktivizohen serbët në veri, nisin punën për t’i shkarkuar kryetarët shqiptarë

Në Mitrovicën Veriore, Zubin Potok dhe në Leposaviq është konfirmuar se serbët lokalë kanë shprehur interesim për të nisur mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin, përmes të cilit duan shkarkimin e kryetarëve. Edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë mbërritur katër e-maile, tri prej të cilave përmbajnë formularë për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni

Pasi edhe protestat e dhunshme nuk dhanë rezultat, serbët e katër komunave veriore tani i janë kthyer formës së ligjshme në interesimin për t’i larguar kryetarët shqiptarë të komunave nga pozitat e tyre.

Këtë e kanë bërë duke iu referuar udhëzimit administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni, i miratuar së voni nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Megjithatë aty parashihen të gjitha procedurat e, të cilat, sipas kryesuesit të Kuvendit, nuk janë respektuar.

“Kanë gabuar më së pari që nuk e kanë njoftuar kryesuesin e Kuvendit tri ditë para për iniciativën për inistiativën për peticionin. Edhe pastaj me kërkesë me u lajmëru që do të nisë peticioni.”, ka thënë Nexhat Uglanjin, kryesues i Kuvendit Komunal.

Shembullin e 10 të interesuarve në këtë komunë e kanë ndjekur edhe serbët në Zubin Potok. Këtë e ka konfirmuar kryetari aktual.

“Kanë bërë një iniciativë ata me e taku dikë prej kabinetit, mirëpo kjo nuk ka të bëjë me kabinetin e kryetarit, duhet me shku te kryesuesi i Kuvendit, dhe përmes Kuvendit ata me këqyrë qysh shkojnë këto procedura”, ka thënë Izmir Zeqiri, kryetari i Zubin Potokut.

Edhe Zeqiri edhe Ugljanin këto iniciativa i vlerësojnë politike dhe me shumë të panjohura.

Nuk dihet nëse edhe kryetari i Leposaviqit e ndan mendimin e njëjtë, por edhe serbët në komunën të cilën ai e udhëheq gjatë ditës janë interesuar për shkarkimin e tij.

“Po, po, ka pasur, aktivitet për peticion, por diçka informata shtesë nuk është që kemi marrë.”, ka thënë asistentja e kryetarit të Leposaviqit, Festina Musliu.

Vetëm nga komuna e Zveçanit nuk kanë treguar nëse edhe aty ka pasur iniciativë të tillë.

Se ka interesim që të nisë procesi i shkarkimit të kryetarit e kanë pranuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të cilët thonë se do t’i trajtojnë kërkesat.

“Mund t’ju konfirmoj se gjatë ditës së sotme, në disa e-maila zyrtarë, kemi pranuar katër e-maile, tri prej të cilave kanë të bashkëngjitur të plotësuar formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Në këtë fazë, mund t’ju them se këto shkresa do të trajtohen dhe do t’ju informojmë për këtë.”, ka thënë Valmir Elezi nga KQZ-ja.

Sipas udhëzimit administrativ, grupi nismëtar prej tre personash, para se të fillojë mbledhjen e nënshkrimeve, duhet të njoftojë kryesuesin e Kuvendit Komunal dhe mund të njoftojë KQZ-në.

Pastaj Kryesuesi njofton kryetarin e komunës, MAPL-në dhe KQZ-në.

Jo më vonë se pesë ditë nga pranimi i njoftimit, kryesuesi e shqyrton kërkesën, në rast të dështimit grupi nismëtar kërkon nga KQZ-ja të shqyrtojë kërkesën dhe e regjistron si palë të autorizuar.

Në rast se kjo iniciativë mbështet nga 20% e votuesve, atëherë i hapet rrugë votimit direkt për shkarkim, i cili kërkon 50% plus 1 votë të qytetarëve që kanë të drejtë vote.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika