Aktorja greke me origjinë shqiptare, Irene Papas vdes në moshën 96-vjeçare

Irene Papas, aktorja greke e njohur ndërkombëtarisht ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare. Papas ishte e njohur si një aktore jashtëzakonisht e talentuar me një gamë të madhe emocionale dhe ka luajtur në një listë të gjatë filmash të Hollivudit

Irene Papas, aktore dhe këngëtare

Ka ndërruar jetë Irene Papas, një nga aktoret më të rëndësishme greke të brezit të saj.

Aktorja dhe këngëtarja greke me origjinë shqiptare ka lindur në vitin 1926 në Chiliomodi afër Korinthit dhe ka pasur një karrierë e cila ka zgjatur më shumë se 50 vjet.

Papas është njohur si një aktore jashtëzakonisht e talentuar me një gamë të madhe emocionale dhe ka luajtur në një listë të gjatë filmash të Hollivudit që e bënë atë një emër të njohur ndërkombëtarisht, njofton greekreporter.

Ajo fitoi njohje ndërkombëtare përmes filmave të tillë të njohur të vlerësuar me çmime si The Guns of Navarone dhe Zorba the Greek.

Ndryshe, Papas vuante nga sëmundja Alzheimer që nga viti 2013 dhe që nga ajo kohë kishte vendosur të jetonte larg syrit të publikut.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika