Alarm ndërkombëtar, Milan Radojçiq në kërkim edhe nga Interpol

Ministria e Punëve të Brendshme përmes UNMIK-ut ka mundësuar kërkesën për udhërarrest ndërkombëtar për Milan Radojçiqin, njoftimin për të cilën çështje e ka bërë edhe INTERPOL-i. Mirëpo duke njohur marrëdhënien me Kosovës dhe Serbisë dhe të praktikës gjyqësore, ka pak shpresa se i njëjti mund të ekstradohet në Kosovë

Streha e tij e sigurt është Serbia, porse po doli jashtë kufijve të këtij shteti Milan Radojçiq me shumë gjasë do të përfundoj në pranga.

I dyshuar për shumë vepra penale, kulmin ia vendosi kur udhëhoqi një grup terrorist që kreu një sulm në Banjskë të Zveçanit.

Kjo është arsyeja kryesore pse Kosova përmes UNMIK-ut, kërkoi ndihmë edhe nga INTERPOL-i për ta arrestuar Radojçiqin dhe shokët e tij.

Se kjo organizatë ndërkombëtare e sigurisë, ka marrë në konsideratë kërkesën e Kosovës e ka konfirmuar për Dukagjinin edhe Nenad Rashiq, që është ministër për Komunitete dhe Kthim.

INTERPOL-i u ka dërguar alarm të kuq të gjitha shteteve anëtare, që nënkupton që kudo që haset Millan Radojçiqi, ai duhet të arrestohet.

Duke mos qenë anëtare e këtij mekanizmi të sigurisë, Kosova është obliguar që këtë ndihmë kërkoj përmes UNMIK-ut, andaj edhe detaje nuk janë dhënë për këtë çështje.

Të heshtura kanë qëndruar edhe Ministria e Punëve të Brendshme të cilët kanë parashtruar këtë kërkesë në UNMIK.

Por, paradoksi në këtë çështje qëndron se edhe vet Serbia është anëtare e INTERPOL-it.

Andaj bazuar në rregullat ndërkombëtare edhe do të duhej të vepronte.

“Edhe Serbia është anëtare e Interpolit edhe ajo duhej që ta arrestonte, ngase shkon një sistem detyrimi, pasi çdo antar i Interpoli-t për cdo fletarrest, që lëshohet duhet ta arrestojë individin dhe normal ta ekstradojë në vendin që kërkohet. Por tash çështje se a respektohet duhet të shikohet për shkak të dy kuptimësisë dihet se Serbia nuk e njeh Kosovën”, ka thënë Nuredin Ibishi, ekspert i sigurisë.

Ndërkohë, Serbia është e njohur për mosbashkëpunim kur në pyetje janë shtetasit e sajë e vecanërisht kur ndërlidhen me Kosovën.

Një gjë të tillë e pohon edhe avokatja Fehmie Gashi, e cila kësaj radhe nuk pret ndonjë ndryshim.

“Mendoj Unmiku dhe Interpoli kanë bërë një veprim shumë të mirë, që kanë lëshu fletarrestin, mirpo edhe nëse arrestohet në Serbi i njejti atëherë, nëse e bën gjykata po shpresojmë kërkesën nën presionin ndërkombëtar, mirpo çështja është a do të bashkpunojë, të finalja te qëllimi te ekstradimi, në këtë drejtim duke i njohur sjelljet hegjemoniste, nacionaliste të saj, jam e rezervuar, skeptike se a do të ekstradohet i njejti në Kosovë”, ka thënë Fehmije Gashi – Bytyqi, avokate.

Milan Radojciq, pos për kryerje të aktit terrorist brenda territorit të Repulikës së Kosovës, me sistemin e drejtësisë kosovare ka edhe probleme të tjera.

Ai akuzohet edhe për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit e poashtu është i përfshirë edhe në rastin Brezovica që vazhdon të jetë cështje e hapur gjyqësore.

Për shumë kohë ai ka qenë edhe nënkryetar i Listës Serbe.

 

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika