Aleati i presidentit amerikan Donald Trump, Pastori Mark Burns, ka shprehur mirënjohjen e tij për Policinë e Kosovës, duke vlerësuar profesionalizmin, mikpritjen dhe përkushtimin e saj për sigurinë publike gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.
Në një postim në Facebook, Burns falënderoi pjesëtarët e Policisë së Kosovës për punën që bëjnë çdo ditë në mbrojtje të qytetarëve, ruajtjen e rendit dhe shërbimin ndaj vendit.
“Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Policinë e Kosovës për profesionalizmin, mikpritjen dhe përkushtimin ndaj sigurisë publike gjatë kohës sonë në Kosovë. Faleminderit për punën që bëni çdo ditë për të mbrojtur komunitetet, për të ruajtur rendin dhe për t’u shërbyer qytetarëve të Kosovës. Përkushtimi juaj nuk kalon pa u vënë re”, ka shkruar ai.
Burns ka përfunduar mesazhin e tij me një urim për efektivët e policisë dhe familjet e tyre.
“Zoti vazhdoftë ta bekojë dhe ta mbrojë çdo oficer dhe familjet e tyre, teksa shërbejnë me guxim dhe nder”, ka shtuar ai.