Ali Salaj: Dritan Abazoviq pritet të rrëzohet me datën 19 gusht

Gjersa ka përmendur kushtet në të cilat është nënshkruar marrëveshja, Salaj ka thënë se kjo e fundit, ishte e paparalajmëruar dhe e realizuar pa praninë e mediave. Njëherësh, kjo e ka vënë në pikëpyetje edhe vendin e Abazoviq në Qeverinë e Malit të Zi

Dritan Abazoviq dhe patriarku i PSC-së Porfirije.

Ali Salaj ka thënë se Qeveria e Malit të Zi në kryesi me kryeministrin, Dritan Abazoviq pritet të rrëzohet me datën 19 të këtij muaji.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe në mëngjesin e tre gushtit në Podgoricë mes kryemionistrit malazias, Dritan Abazoviq dhe patriarkut Porfirije, gazetari Ali Salaj ka thënë se pritet që kryeministri malazes të largohet nga pozita me një nhocion mosbesimi nga partitë e tjera atje.

“Pritet që me datë 19 të këtij muaji, PDS e Gjukanoviq dhe Partia Socialo-demokrate dhe Partia e Unionit Demokratik  ta heqin mosbesimin ndaj partisë së pakicës”, ka thënë ai gjersa ka theksuar se partinë në pushtet e përkrahin partitë proserbe.

Ai ka theksuar që për t’u arriur largimi i Abazoviq, duhen 41 vota.

Njëherësh, ai ka përmendur edhe kushtet në të cilat është nënshkruar marrëveshja duke thënë se kjo e fundit, ishte ceremonia ishte e paparalajmëruar dhe e realizuar pa praninë e mediave.

Për marrëveshjen e nënshkruar mes Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe ka reaguar edhe ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha.

Duke cilësuar kryeministrin e Malit të Zi, Abazoviq sikurse “mashtrues”, Berisha ka thënë se mënyra e ardhjes në pushtet e tij nuk dallon shumë nga ajo e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“I maskuar nën petkun e orientimit qytetar, e ndërton urën me Kishen Ortodokse Serbe, që pa hyrë në detaje tjera, nuk e njehë Malin e Zi si shtet, nuk e njehë  kombin malazez ashtu siç nuk e njehë as shtetin e Kosovës”.

Gjersa ka thënë se mbështet iniciativën e presidentit Gjukanoviq përmes së cilës synonte, siç e quan ai “Gjukanoviq për rrëzimin e të ashtuquajturit shqiptar Abazoviq”, Berisha ka thënë që Abazoviq është vetëm duke shfrytëzuar pozitën e tij.

Nënshkruhet Marrëveshja Themelore mes Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe

Shija e redaktorit

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Të fundit nga rubrika