Aliu, Durmishi e Bulliqi prezantojnë projektin e rrugës Prishtinë-Podujevë

Minsitri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kanë prezantuar projektin e rrugës Prishtinë-Podujevë

Pamje nga prezantimi i projektit të rrugës Prishtinë-Podujevë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu ka njoftuar se me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin dhe me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqin, kanë prezantuar projektin e rrugës Prishtinë-Podujevë. Këtë projeki, ministri Aliu e cilësoi si një prej projekteve më të rëndësishme në infrastrukturën rrugore për vitin që sapo ka nisur.

“Me gjithë vështirësitë që 2022 solli, ja dolëm që të avancojmë duke përfunduar elaboratin e shpronësimit, disponueshmërinë e mjeteve nga MFPT, duke siguruar kështu plot 38 milionë euro për përfundimin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë, që besojmë e shpresojmë se do ta përfundojmë brenda mandatit qeverisës”, ka shkruar ministri Aliu.

Tutje Aliu ka shtuar se rruga Prishtinë-Podujevë, do të transformohet “rrënjësisht”, duke përmirësuar dhe rritur ndjeshëm parametrat e sigurisë rrugore për të garantuar që qarkullimi i automjeteve të vijojë pa asnjë problematikë dhe mbi të gjitha të përballojë fluksin e shtuar të lëvizjes në këtë aks rrugor.

Mes tjerash Aliu ka theksuar se së bashku Policinë e Kosovës, janë të gatshëm për të garantuar që qarkullimi i automjeteve të vijojë pa asnjë problematikë.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika