Aliu: Nënshkruhet kontrata e re për zgjerimin dhe përfundimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se kanë nënshkruar kontratën për zgjerimin dhe përfundimin e rrugës që e lidh Prishtinën me Mitrovicën

Liburn AliuMinistër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në një konferencë për media

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se kanë nënshkruar kontratën për zgjerimin dhe përfundimin e rrugës që e lidh Prishtinën me Mitrovicën.

Ai ka thënë se ky projekt ka qenë ndër më të stërzgjaturit në historinë e pasluftës së Kosovës.

Aliu, në konferencën e thirrur për media, ka thënë se kanë përfunduar procesin e shkëputjes së kontratës së vjetër.

Sipas tij, Ministria deri tash ka përmbyllur probleme nga e kaluara.

“Bëhet fjalë për një projekt 25 milionë euro që është huamarrje nga fondi OPEC për zhvillim ndërkombëtar dhe në bashkëfinancim me fondin saudit për zhvillim. Tash një vit është shkëputur kontrata e vjetër. Krahas këtij projekti, jemi në fazë të përmbylljes edhe të shumë problemeve të kaluara. Jemi në fazë të shumë shpronësimeve”, ka thënë ai.

Rruga Prishtinë-Mitrovicë ka më shumë se 10 vjet që ka nisur së ndërtuari, por ende nuk ka përfunduar.

Ndërsa, zëvendësministri Hysen Durmishi u shpreh se ky është një projekt i rëndësishëm, gjersa shtoi se ata ishin të detyruar të shkëpusin kontratën e kaluar. Ai tha se plani i punimeve për këtë magjistrale është i shkurt.

“Që nga sot një vit në ditët kalendarike. Kontraktori e ka për obligim që t’i përfundojë komplet punimet. Në fazën e parë punimet janë paraparë deri në Vushtrri dhe në fazën e dytë të vazhdojmë me segmentin tjetër”, ka thënë Durmishi.

Ndryshe, punimet për ndërtimin e rrugës që lidh Prishtinën, Vushtrrinë dhe Mitrovicën kishin filluar qysh në vitin 2009. Këto punime kishin ngecur për shkak të problemeve të shpronësimit në atë pjesë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika