Aliu nga IHMK: Nesër parashihet të jetë dita më e nxehtë e kësaj jave

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka thënë se nesër (e marte) parashihet të jetë dita më e nxehtë e kësaj jave

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) në një lidhje direkte në emisionin "FIVE" në RTV Dukagjini, më 24.07.2023

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se temperaturat më të larta gjatë ditës së sotme janë shënuar në qytetin e Prizrenit dhe Kamenicës me 35 gradë Celsius.

“Në Istog, Prishtinë, Ferizaj, Malishevë, Mitrovicë – 34 gradë Celsius, Podujeva me 33 gradë Celsius dhe në viset malore kuptohet atje kemi diku 30 gradë Celsius”, ka thënë Aliu, duke shtuar se nesër (e marte) parashihet të jetë dita më e nxehtë e kësaj jave.

Aliu ka shtuar se nesër mund të jetë dita më e nxehtë edhe e këtij muaji sepse sipas tij, temperaturat maksimale do të jenë deri në 37-40 gradë Celsius.

Ai ka treguar se në këtë të mërkure do të kemi disa vranësira, derisa ka theksuar se në disa zona të izoluara pritet të bie edhe breshër sepse vranësirat do të jenë në zhvillim e sipër.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika