Aliu për ligjin për legalizimin e ndërtimeve pa leje: Uroj të kalojë në seancën e ardhshme, përndryshe dëmi do të jetë shumë i madh

Liburn AliuMinistër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në një konferencë për media

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, derisa ka folur për legalizimin e objekteve pa leje, ka thënë se shpreson që në seancën e ardhshme të miratohet ky ligj.

“Trajtimi i ndërtimeve pa leje ka qenë dje në rend të ditës në seancën e Kuvendit të Kosovës dhe nuk ka kaluar, është bërë një dëm i madh, nuk është votuar nga disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, duhet të kujtoj se ky është një dëm i madh”, ka deklaruar Aliu.

Sipas tij, ka shumë qytetarë që presin të miratohet ky ligj, që të shtyhet afati i legalizimeve të ndërtimeve pa leje.

“Uroj që në seancat e radhës ky ligj të kalojë, se përndryshe dëmi është shumë i madh. Nga 350 mijë ndërtime pa leje që i kemi, vetëm 15 mijë objekte janë legalizuar, që i bie që nuk është një ligj aq liberal por i bie që kemi kritere mjaft të forta”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se 15 mijë objekte të legalizuara kanë rritur vlerën e pronave në një miliard euro.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika