Ambasada amerikane pas ndeshjes me Turqinë: Kombëtarja e Kosovës luajti me zemër dhe krenari

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka shkruar pas disfatës së mbrëmshme të Kosovës nga Turqia në kuadër të kualifikimit në Kupën e Botës.

Megjithatë, Ambasada Amerikane ka përgëzuar Kombëtaren e Futbollit të Kosovës për paraqitjen e saj të jashtëzakonshme në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë, njofton Dukagjini.

“Një përpjekje e shkëlqyer nga ekipi kombëtar i Kosovës – luajti me zemër, vendosmëri dhe krenari. Ajo që arritët është vërtet e jashtëzakonshme dhe e paharrueshme”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Të fundit nga rubrika