Ambasada e Kosovës në Abu Dabi: Qytetarët të regjistrohen për evakuim në rast emergjence

Ambasada e Kosovës në Abu Dabi ka njoftuar se po monitoron nga afër situatën e krijuar pas bllokimit të hapësirës ajrore në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendase si dhe me institucionet shtetërore në Kosovë, për të shqyrtuar opsionet më të shpejta dhe më të sigurta për një evakuim të mundshëm të qytetarëve kosovarë.

Sipas njoftimit, ambasada është në koordinim të ngushtë edhe me Ambasadën e Kosovës në Riad, me qëllim përgatitjen e procedurave të nevojshme në rast se evakuimi bëhet i domosdoshëm.

Ambasada u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës që ndodhen aktualisht në Emirate – si vizitorë të bllokuar ashtu edhe rezidentë – dhe që nuk janë paraqitur ende pranë misionit diplomatik, të kontaktojnë menjëherë ambasadën përmes emailit [email protected] ose në numrin +971 54 709 2109 (Tel/WhatsApp).

Qytetarët duhet të dërgojnë të dhënat personale sipas dokumentit të udhëtimit, si dhe të specifikojnë qytetin ku ndodhen dhe adresën e qëndrimit.

Sipas ambasadës, regjistrimi është i domosdoshëm për procedimin e kërkesave për pajisje me leje kalimi urgjente në kufirin me Arabinë Saudite.

Në rast se krijohen kushtet për evakuim të organizuar emergjent, në koordinim me autoritetet e Emirateve, institucionet e Kosovës dhe autoritetet saudite, parashihet mundësia e organizimit të fluturimeve nga aeroportet e Xhedës ose Riadit.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika