Ambasada e Kosovës në Shkup dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Të ndëshkohen autorët

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup ka reaguar pas thirrjeve raciste dhe antishqiptare që u dëgjuan gjatë një ndeshjeje basketbolli në Kumanovë, ku u brohoritën slogane si “vdekje për shqiptarët” dhe “dhoma gazi për shqiptarët”.

Në reagimin zyrtar, ambasada thotë se ka përcjellë me vëmendje zhvillimet që ndërlidhen me këtë ngjarje dhe dënon fuqishëm mesazhet e urrejtjes të dëgjuara në palestër.

“Duke pasur parasysh që thirrjet e tifo grupeve të tilla janë të shpeshta dhe rëndom mbretërojnë nëpër stadiume, ne dënojmë në termat më të fuqishëm këto thirrje”, thuhet në reagim.

Ambasada ka vlerësuar reagimin institucional të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, si dhe qëndrimin e qartë të përfaqësuesve shqiptarë në Qeveri, që kërkuan veprim të menjëhershëm ndaj autorëve të thirrjeve ksenofobe.

“Mjaft premtues është aktivizimi i prokurorisë dhe urojmë që autorët të i nënshtrohen pasojave juridike, duke krijuar kësisoji një trend të ndëshkueshmërisë për rastet e tilla”, thuhet më tej në reagimin e Ambasadës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika