Ambasada në Uashington mirëpret delegacionin nga Kosova që merr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”

Sikurse çdo vit, edhe sivjet Kosova është prezente në ceremoninë tradicionale të “Lutjeve të Mëngjesit” në Shtetet e Bashkuara, me një delegacion prej rreth 40 vetash.

Në këtë përfaqësi marrin pjesë deputetë, kryetarë komunash, prokurorë, ndërmarrës dhe përfaqësues të komunitetit e të mediave.

Megjithatë, pjesë e këtij delegacioni nuk dihet nëse është dikush Qeveria Kurti  në detyrë apo nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ambasada e Kosovës në Uashington ka publikuar fotografi nga pjesëmarrësit.

“Sot në Ambasadë kishim kënaqësinë të mirëpresim pjesëmarrës nga Kosova në Mëngjesin e Lutjeve, në mesin e tyre deputetë, ndërmarrës, përfaqësues të komunitetit e të mediave”, thuhet në postim të Ambasadës.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika