Ambasadori Abbot: I shqetësuar me dorëheqjet e policëve serbë, i mirëpres përpjekjet e Qeverisë

Ambasadori britanik në Kosovë Nicholas Abbot ka shprehur shqetësimin e tij për dorëheqjen e policëve serbë nga Policia e Kosovës

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Nicholas Abbott, ka qenë ambasadori i radhës i cili e ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me dorëheqjet e policëve serbë nga Policia e Kosovës.

A i tha se është në interes të komunitetit që policët serbë të punojnë në veri të Kosovës.

“Unë ndaj shqetësimin se një numër i policëve serbë të Kosovës të saporekrutuar kanë dhënë dorëheqje. Është në interes të komunitetit që policët serbë të Kosovës të vazhdojë të punojë në veri të Kosovës dhe ta bëjë këtë pa frikësime të brendshme apo të jashtme. Është jetike që Policia e Kosovës t’i përfaqësojë komunitetet të cilat i policon dhe i mirëpres përpjekjet e qeverisë për ta bërë këtë rast”, tha ai.

Ndryshe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani  këtë të premte bëri të ditur se shtatë serbë të saporekrutuar në Policinë e Kosovës kanë dhënë dorëheqje.

Ajo e fajësoi Serbinë për frikësim e shantazh ndaj tyre si dhe kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare të marrin masa.

Njëjtë ka deklaruar edhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla i cili po ashtu ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të marrin masa ndaj presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika