Ambasadori francez për Rugovën: Arkitek i paqes, shkroi historinë e Kosovës

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurorë lulesh tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Guerot vlerësoi se Rugova ishte një burrështetas vizionar dhe arkitekt i paqes që shkroi historinë e Kosovës me angazhimin e tij politik dhe intelektual, njofton Dukagjini.

“Sot, ambasadori i Francës, Olivier Guérot, vendosi një kurorë lulesh mbi varrin e Presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së tij. Një burrë shteti vizionar dhe arkitekt i paqes, ai shkroi historinë e Kosovës me angazhimin e tij politik dhe intelektual. Gjatë rrugëtimit të tij, ai u përgatit intelektualisht, ndër të tjera, në një nga kryeqytetet më të shquara botërore të mendimit dhe kulturës, djep i ideve të lirisë dhe dialogut”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Francës.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika