Ambasadori gjerman mirëpret vendimin e Gjykatës Komerciale për Klan Kosovën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Komerciale në rastin e Klan Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

“Ky është sundimi i ligjit”.

Kështu ka reaguar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, pas vendimit të Gjykatës Komerciale për Klan Kosovën, duke shpërndarë reagimin e Qendrës Evropiane për Lirinë e Medias.

Gjykata Komerciale ka aprovuar kërkesën e Klan Kosovës për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve.

Ky vendim vjen dy ditë pasi rasti i pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit “Klan Kosova’’ është pranuar në Gjykatën Komerciale të Kosovës, përkatësisht në Dhomat e Shkallës së Parë.

Kësisoj, Gjykata Komerciale e ka aprovuar kërkesën e Klan Kosova për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve kontestuese të nxjerra nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të MINT.

Ekzekutimi i këtyre vendimeve shtyhet derisa gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor.

Gjykata Komerciale e Kosovës, Dhomat e Shkallës së Parë kanë vendosur sot lidhur me konfliktin administrativ sipas padisë së paditësit Klan Kosova Sh.p.k. kundër të paditurit Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Para disa ditësh, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka refuzuar ankesën e televizionit Klan Kosova ndaj vendimit për pezullim të certifikatës së biznesit.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika