Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka përshëndetur pajtim që zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe ai për Automjete të nis qysh nesër.

Në një postim në rrjetet sociale, Rudolph ka theksuar rëndësinë e sigurimit të lejeve të qëndrimit dhe punës për punëtorët dhe studentët, si dhe parandalimin e ndërprerjes së shërbimeve në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit, njofton Dukagjini.

Ambasadori ka përmendur gjithashtu nevojën për zgjidhje praktike në lëshimin e dokumenteve për të gjithë qytetarët e Kosovës.

““Është mirë të shihet pajtimi mbi mënyrën e zbatimit të Ligjeve të Kosovës për të Huajt dhe Automjetet. Sigurimi i lejeve të qëndrimit dhe punës për punëtorët dhe studentët, parandalimi i ndërprerjes së shërbimeve në shëndetësi dhe arsim, si dhe gjetja e zgjidhjeve praktike për lëshimin e dokumenteve për të gjithë qytetarët e Kosovës janë të rëndësishme. Ndërtimi mbi këtë progres do të jetë kyç”, ka shkruar ambasadori Rudolph.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika