Ambasadori gjerman: Vendimet e Qeverisë për targat dhe letërnjoftimet ishin në koordinim me SHBA-në dhe BE-në

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se vendimi i Kosovës për shtyrjen e vendimit për targa dhe dokumente është i duhur. Po ashtu ai tha se vendimi për reciprocitet për cështjet e larcekura ishte në koordinim me ShBA-në dhe BE-në

Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës dhe Jörn Rohde, Ambasador gjerman

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka konfirmuar atë që e kishte deklaruar ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, se vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat dhe për dokumentet hyrje-dalje, ishin të koordinuara me ShBA-në dhe BE-në.

Këtë deklaratë ambasadori gjerman e dha pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani me të cilën ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të vecantë për veriun e Kosovës.

“Kënaqësi për t’u takuar me presidenten Vjosa Osmani sot, për të diskutuar zhvillimet aktuale, përfshirë vendimin për shtyrjen e zbatimit të vendimeve për targat dhe dokumentet hyrëse – dalëse për datën 1 shtator, në koordinim me SHBA-në dhe BE-në. Theksova se vendimet janë legjitime, plotësisht në përputhje me marrëveshjet në Bruksel”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Qeveria e Kosovës e ka shtyrë për një muaj vendimin për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet për hyrje-dalje, kjo pas kërkesës së ambasadorit të ShBA-së Jeff Hovenier dhe krijimit të situatës së tensionuar.

Ambasadori amerikan në Kosovë, këtë kërkesë e bëri për shkak të përshkallëzimit të situatës në veri të Mitrovicës, respektivisht në pikat kufitare në atë zonë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika