Ambasadori Hill: Asociacioni nuk do të ishte model i veçantë, ka shembuj të ngjashëm në Evropë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, nuk do të sillte asgjë unike, sepse sipas tij shembuj të ngjashëm ka në të gjithë Evropën

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të ishte asgjë e re, pasi sipas tij në të gjithë Evropën ka raste të ngjashme.

Tutje, ai ka folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë duke thënë se idea e bisedimeve është që të dyja vendet të integrohen në Bashkimin Evropian dhe t’i ndajnë vlerat e tyre të përbashkëta.

“Ideja e këtyre bisedimeve është që Kosova dhe Serbia të jenë gati për të ardhmen evropiane dhe mendoj se është ajo çfarë mund të shohim në shoqëritë multietnike në mbarë Evropën, ngjashëm me atë që është menduar në Kosovë, e bëhet fjalë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Nuk do të ishte një shembull unik, pasi modele të ngjashme ekzistojnë në pjesë të tjera të Evropës”, ka deklaruar Hill përmes një videoincizimi teksa iu përgjigjej pyetjeve në rrjetin social Twitter.

Javë më parë zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, kishte deklaruar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Sipas tij, marrëveshjet e arritura në Bruksel duhet të respektohen.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika