Ambasadori Hill: Serbia duhet të kthehet nga Perëndimi, s’ka alternativë tjetër

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Chistopher Hill, ka thënë se pret që shpejt të krijohet Qeveria e Serbisë dhe që ajo të jetë e orientuar nga Perëndimi

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikë në Beograd, Christopher Hill, derisa pret për krijimin e Qeverisë së Serbisë, ka thënë se do të dëshironte që të shihte një qeveri properëndimore.

Ndërkohë, zgjedhjet në Serbi janë mbajtur më tre prill të këtij viti. Zgjedhjet për herë të fundit janë mbajtur në Tërnoc të Luginës për parlamentin e Serbisë, ku deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, arriti të sigurojë ulësen në parlamentin e Serbisë.

“Sa u përket sfidave, e di që shumë serbë e ndjejnë veten sikur e kanë gjetur veten në një gjendje të vështirë, por gjithashtu mendoj se shumë serbë janë të vendosur dhe mendojnë se Serbia duhet të kthehet nga Perëndimi. Serbia duhet të kthehet nga Perëndimi, nuk ka alternativa të tjera”, është shprehur Hill, shkruan gazeta “Danas”.

Ambasadori Hill ka mohuar se po përzihet në krijimin e qeverisë së Serbisë.

“Unë përfaqësoj interesat e SHBA-së, nuk përzihem në kuzhinat e huaja”, tha ai.

I pyetur se sa ndikon kriza në Ukrainë në marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së, Hill ka thënë se “hap sfida, por edhe mundësi, siç bëjnë të gjitha krizat”.

“Sa i përket sfidës, e di që shumë serbë e ndjejnë veten sikur e kanë gjetur veten në një gjendje të vështirë, por gjithashtu mendoj se sa i përket shumë serbëve është vendosur dhe mendojnë se Serbia duhet të kthehet në Perëndim”.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një vizite të hënën në Shabc, ka thënë  se deri nga mesi i gushtit do të formohet qeveria e re.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika