Ambasadori i Francës i kërkon Kosovës që të pranojë propozimin e BE-së për targat

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se Franca shpreh keqardhje për mungesën e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe ka kërkuar nga të dyja palët që të pranojnë propozimin e kompromisit nga BE-ja

Ilustrim

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se Franca shpreh keqardhje për mungesën e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas takimit të 21 nëntorit në Bruksel, nën ndërmjetësimin e BE-së.

Guerot ka bërë thirrje që të shmanget çdo veprim i njëanshëm që mund të nxisë tensione med dy palëve.

“Kërkojmë nga të dy palët në veçanti nga Kosova që të pranojë propozimin e kompromisit nga BE-ja. Franca mbështet plotësisht ndërmjetësimin evropian i cili duhet të bëjë të mundur përparimin drejt një marrëveshje globale dhe ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke ecur kështu përpara në drejtim të përspektivës evropiane të dy vendeve”, ka shkruar Guerot.

Po ashtu, Guerot ka thënë se palët duhet të vazhdojnë diskutimet në ditët në vijim dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura, duke përfshirë dispozitat që kanë të bëjnë me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

 

 

 








Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika