Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj mban ligjëratë publike për studentët e UNI – Universum International College!

UNI – Universum International College mirëpriti Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, në një bashkëbisedim informues dhe me vlerë akademike me temën “Roli dhe rëndësia e 28 Nëntorit”.

Studentët dhe stafi akademik patën mundësinë të dëgjojnë nga afër reflektimet e Ambasadorit mbi një nga datat më të rëndësishme për kombin shqiptar — 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit.

Ky takim vërtetoi përkushtimin e UNI – Universum International College për t’u ofruar studentëve përvoja të thelluara akademike, historike dhe ndërkulturore, që kultivojnë mendim kritik, identitet dhe lidership të përgjegjshëm.

Gjatë bashkëbisedimit, z. Malaj theksoi rëndësinë historike, diplomatike dhe kulturore të kësaj date, duke sjellë perspektiva mbi rrugëtimin e shtetformimit shqiptar, sfidat e përbashkëta kombëtare dhe rolin e diplomacisë në forcimin e unitetit dhe zhvillimit të shqiptarëve në rajon dhe diasporë.

Kjo ngjarje dëshmoi përkushtimin e UNI – Universum International College për të ofruar studentëve përvoja të jashtëzakonshme akademike dhe ndërkombëtare, duke i pajisur ata me njohuri, inspirim dhe vizion për të qenë liderë të rinj globalë

Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu! 

Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni UNI – n në facebook & instagram.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika