”Amerikanët na kanë zbritur në trajtim, Kurti dhe Osmani nuk e kanë pasur të qartë mënyrën e bashkëpunimit me Amerikën”

Ish kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Kurti, nuk ka njohuri sesi është politikbërja amerikane dhe se ka gabuar që nuk i ka dëgjuar për shtyrjen e afatit për targat

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj





“Amerikanët na kanë zbritur në trajtim, sepse mendojë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani, nuk e kanë pasur të qartë mënyrën e bashkëpunimit me Amerikën”, ka thënë ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në emisionin Personale të Krenare Vokshi në RTV Dukagjini.

Sipas tij, krerët e institucioneve ishin sjellë me arrogancë ndaj gazit amerikan dhe iu kishin dhënë përparësi më shumë emisarëve të Bashkimit Evropian sesa atij të Shteteve të Bashkuar të Amerikës.

“Nuk ka ndodhur në historinë e ekzistencës së marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar të Amerikës që të përdoret një gjuhë e tillë nga Sekretari i Shtetit të Amerikës, Anthony Blinken, për kryeministrin e Kosovës apo qeverinë e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Më tej, ai ka thënë se Kurti nuk është duke e kuptuar se si ndodhë funksionimi i Amerikës.

“Nga sistemi amerikan i politikëbërjes, i zgjedhjes së çështjeve, duket se nuk ka njohuri të mjaftueshme, se përndryshe nuk do ta kishte sjellë situatën deri ku është sot”, ka deklarua Haradinaj.

Ai ka përfunduar duke thënë se Kurti për targat është dashtë t’i dëgjoj SHBA-të.





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika