Analistët: I vështirë formimi i një qeverie pa LVV-në, veç nëse do Kurti

Formimi i një qeverie të re pa Lëvizjen Vetëvendosje brenda saj po vlerësohet e pamundur nga analistët politikë, vetëm kështu do lideri i saj Albin Kurti. Ndërkaq, takimet e liderëve opozitarë i vlerësojnë të mirëseardhura, përveç nëse ata nuk insistojnë që të përfitojnë pozita të caktuara

Lideri i partisë më të madhe në vend Albin Kurti, ka rralluar paraqitjet publike ku prezente janë edhe mediat.

Megjithatë, bashkëpunëtorë të ngushtë të tij si nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca mori të premten pjesë në një tryezë diskutimi. Por, Konjufca nuk u doli para mediave, të cilat janë të interesuara të dinë ku ka mbetur procesi i formimit të Qeverisë.

Kjo temë është më e përfolura aktualisht në publik që nga 9 shkurti kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare.

Versione të shumta janë folur, e njëra nga to është edhe formimi i qeverisë nga opozita, sidomos pas konfirmimit të LDK-së për takime me liderët e opozitës.

Këtë analistja politike Magbule Shkodra e sheh të mundshme veç nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk dëshiron të jetë pjesë e qeverisë.

“Nëse Vetëvendosje nuk e fton Nismën për të bërë qeverinë, është ajo që e kam menduar më herët që kryeministri në detyre Z.Kurti nuk është i gatshëm të jetë në krye të u përballur me obligimet që i ka marrë edhe vet së fundmi”, ka thënë Magbule Shkodra, Analiste politike.

Ndërkaq, Shkodra shpreson që takimet e opozitës të jenë të frytshme, derisa thekson se asnjë nga partitë nuk duhet të ngul këmbë për pozita të caktuara.

E, analisti tjetër politik Albinot Maloku thotë që ideale do të ishte një qeveri pjesë e së cilës është Lëvizja Vetëvendosje meqë këtë vullnet e kanë shprehur shumica e votuesve.

Megjithatë edhe Maloku thotë që Kurti ka një hezitim që të udhëheq prapë me vendin.

“Albin Kurti ka një drojë e cila buron nga shumë arsyeje jo krejtësisht nga pamundësia për të bërë qeverinë se çfarë e pret në angazhimet e tija, e në anën tjetër e ka mundësinë të bëjë qeverinë me një partneritet të caktuar për t’i dhënë zgjidhje formimit të saj”, ka thënë Albinot Maloku, Analist politik.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka shpallur rezultatet përfundimtare më 15 mars, derisa për certifikimin e tyre duhet të priten vendimet e instancave më të larta për ankesat ndaj rezultateve.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika