Analiza e Institutit Edguard: 15 për qind rritje të pagave në arsim me Projektligjin e ri

Instituti EdGuard përmes një analize, ka treguar përqindjen e rritjes së pagave në sektorin e arsimit në rast të miratimit të Projekt ligjit të pagave

Instituti EdGuard e ka publikuar një analizë përmes së cilës e ka paraqitur në përqindje rritjen e pagave në sektorin e arsimit, në rast se miratohet Projekt ligji i ri i pagave.

Sipas analizës, rritja mesatare në pozitat parauniversitare do të jetë 15%.

“Rritja në paga për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar sipas projekt ligjit të ri për paga. Në analizën nga EdGuard rezulton një rritje mesatare prej 15% për të gjithë pozitat në para universitar krahasuar me ligjin paraprak të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e institutit.

Sipas këtij instituti “projekt ligji parasheh rritje të mëtejme në pagë sipas vlerësimit të performancës së mësimdhënësve”.

Në analizën e publikuar është bërë krahasimi në mes të projektligjit të ri dhe atij të vjetër të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Pagat me rritje të kalkuluar sipas projekt ligjit për paga me koeficient 1-18, me vlerë të koeficientit prej 120 Euro. Pagat sipas ligjit paraprak të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese të kalkuluar me koeficient 1-10, me vlerë të koeficientit 239 Euro”, thuhet në reagimin e tyre.

Ndryshe, Sindikata e Arsimit ka hyrë në grevë që nga dita e enjte e 25 gushtit. Si kundër reagim ndaj grevës, Ministria e Financave ka paralajmëruar se do t’i pezullojë pagat e secilit punëtorë të sektorit publik në rast se nuk paraqiten në punë.

Sindikata e Arsimit ka hyrë në grevë me kërkesën që të rimbursohen me nga 100 euro derisa të miratohet ligji i ri i pagave.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika