”Andin Hoti befasi e mirë në listë” – Avokati Hasani: Në listën e VV-së s’ka asnjë të shpallur fajtor nga gjykata e shkallës së parë

Avokati Nasuf Hasani në emisionin FIVE në RTV Dukagjini ka deklaruar se Andin Hoti është një befasi e mirë në listën e Vetëvendosjes.

Ai ka vlerësuar pozitivisht listën e këtij subjekti politik, duke theksuar se, sipas tij, “në një vlerësim të përgjithshëm për listën e Vetëvendosjes, nuk ka asnjë individ që është shpallur me aktgjykim nga gjykata e shkallës së parë”.

Moderatori Istrefi ka shtuar se në listë megjithatë ka individë me aktakuzë, për çka Hasani ka theksuar rëndësinë e parimit themelor juridik.

“Te aktakuza është prezumimi i pafajësisë, të lutem. Përderisa nuk vërtetohet e kundërta, atëherë gjithnjë je i pafajshëm. Mirëpo, në listën e Vetëvendosjes nuk ka asnjë individ i cili është gjykuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika