Anët pozitive dhe negative nga shtimi i trupave të KFOR-it në Kosovë

Brenda dy javësh, KFOR-it në Kosovë do t’i shtohen edhe 700 trupa, si dhe një batalion tjetër rezervë do të qëndroj në gjendje gatishmërie. I gjithë ky mobilizim po vie pas tensioneve në veri. Njohësit e çështjeve të sigurisë vlerësojnë se nga ky vendim i NATO-s, ka aspekte pozitive dhe negative

Ky ballafaqim i dhunshëm me një grup të serbëve të mbledhur para komunës së Zveçanit, ka bërë që NATO të marrë një vendim të rëndësishëm për misionin e saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR.

700 trupa do t’i shtohen KFOR-it brenda dy javësh, si dhe një batalion tjetër rezervë do të qëndroj në gjendje gatishmërie.

E gjithë kjo, sipas ekspertit të sigurisë, Nuredin Ibishi, po ndodhë për një qëllim.

“Në aspektin e rreziqeve të brendshme, por edhe nga jashtë, për çdo rast KFOR-i e ka parasysh dhe i bën vlerësimet e veta me qëllim që të ketë forcat e respektueshme në teren dhe të kryej mandatin ashtu siç është e paraparë edhe me rezolutë, por edhe me planet operative të vetat”, ka thënë Nuredin Ibishi – Ekspert i sigurisë.

Nga ky shtim i forcave, Mentor Vrajolli nga QKSS, vlerëson se megjithatë ekziston një rrezik.

“Shpresojmë që ky shtim i pjesëtarëve të KFOR-it është bërë me qëllim të krijimit të një sinergjie me Policinë e Kosovës dhe assesi që të bëhet në dëm të shtrirjes së rendit dhe ligjit në Kosovë siç ka ndodhur deri më 2007 – 2008, kur pjesëtarët e KFOR-it kanë pamundësuar integrimin e pjesës veriore në pjesën e Kosovës”, ka thënë Mentor Vrajolli – QKSS.

 Reagimi ndërkombëtareve në kundërshtim të Kosovës sipas Vrajollit, mund të ketë ndodhur edhe për shkak të një bashkëpunimi të Serbisë me Perëndimin, që u raportua pas rrjedhjes së disa dokumenteve sekrete nga Pentagoni.

“Kjo mbase mund të ndërlidhet me këto rrjedhjet dokumenteve të inteligjencës që ndodhën muajt e kaluar, në muajin prill, ku u raportua se Serbia kishte pranuar që të dërgoj armë në Ukrainë dhe nëse ky skenar është arsyeja e këtij qëndrimi, atëherë mbase ne duhet të rishikojmë mënyrën se si e trajtojmë vetveten, duke e ditur faktin se tani Kosova ballafaqohet edhe me një prioritet tjetër të Bashkimit Evropian dhe të Perëndimit”, shtoi Vrajolli.

Në të dhënat e fundit të publikuara në gusht të vitit 2022, KFOR-i ka 3 mijë e 735 trupa në Kosovë.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika