Anëtari i AfD-së akuzohet për përshëndetje naziste në Bundestag 

Prokuroria e Berlinit ka ngritur zyrtarisht akuza ndaj deputetit të AfD-së, Matthias Moosdorf, për përshëndetje naziste në Bundestag.

Sipas hetuesve, ngjarja ka ndodhur në qershor të vitit 2023, kur Moosdorf thuhet se ka përshëndetur një koleg partie në garderobën e Bundestagut me ‘një klik të këmbës dhe përshëndetje hitleriane’.

Hetuesit theksuan se deputeti ishte i vetëdijshëm se përshëndetja ishte e dukshme për të tjerët në zonën e hyrjes dhe e akuzojnë për përdorimin e simboleve të organizatave anti-kushtetuese, një vepër që mund të dënohet me gjobë ose deri në tre vite burg, shkruan Bild.

Moosdorf mohon kategorikisht akuzat dhe i ka cilësuar ato si “absurde”. Ai pretendon se vetëm një person – një ish-deputet i SPD-së – ka formuluar këtë pretendim dhe se dëshmitarët e tjerë, duke përfshirë stafin e garderobës, policinë e Bundestagut, portierët dhe vizitorët, e mohojnë ngjarjen.

Megjithatë, prokuroria ka vendosur të vazhdojë me ngritjen e akuzës, duke e konsideruar rastin të mjaftueshëm për një proces të mundshëm penal.

Përveç akuzës për përshëndetje naziste, Moosdorf ka pasur probleme edhe brenda partisë.

Si zëdhënës për politikën e jashtme i AfD-së, ai u kritikua për orientimin e tij pro-Rusi dhe për angazhimet e tij si profesor nderi në Moskë. Në vitet 2023 dhe 2024 ai kishte disa evente në Rusi, të cilat thuhet se ishin paguar nga Kremlini.

Si pasojë, në maj të këtij viti, fraksioni i AfD-së në Bundestag e shkarkoi nga pozicioni i ekspertit për politikë të jashtme, duke e zëvendësuar me Markus Frohnmaier.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika