Anëtari i Kryesisë Qendrore të partisë GUXO, Kujtim Hajdaj, ka njoftuar pezullimin e aktivitetit të tij politik brenda subjektit për një kohë të pacaktuar.
Hajdaj ka bërë të ditur se vendimi lidhet me mbështetjen që ai i ka dhënë publikisht presidentes Vjosa Osmani, si dhe me disa rrethana të krijuara në raport me udhëheqjen e partisë.
“Duke qenë se kam dalë publikisht në mbështetje të Vjosa Osmanit për presidente dhe duke u bazuar në disa rrethana që m’u janë krijuar në raport me udhëheqjen e partisë, që nuk dua t’i komentoj këtu, kam marrë vendim – për një kohë të pacaktuar – që të pushoj aktivitetin tim politik në kuadër të Partisë GUXO”, ka shkruar Hajdaj në Facebook.
