Anëtari i VV-së emërohet në bordin e ndërmarrjes publike

Disa borde të ndërmarrjeve publike u kompletuan nga Qeveria në mbledhjen e djeshme. Por, në krye të njërit prej tyre partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur një anëtar të saj

Ilustrim

“Do t’i departizojmë dhe depolitizojmë bordet, nuk do të ketë më anëtarë të bordeve me librezave të partive”.

Albin Kurti e ka shkelur me të dyja këmbët këtë premtim të dhënë sa ishte opozitar.

Në bordet që Kurti thoshte se do t’i çlironte nga politika, kanë nisur të zënë vend anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë së tij.

Qeveria emëroi të mërkurën Feim Fetoshin në krye të Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor në Prizren.

Më 2019, Fetoshi ishtë prezantuar nga vet Kurti si prurja më e re në Vetëvendosje.

Katër vjet më vonë, kur partia e Kurtit është në pushtet, ai do të udhëheq bordin e Hidroregjionit.

Fetoshi që në të kaluarën ka qenë pjesë e AAK-së dhe PDK-së, thotë se gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjë aktivitet në Vetëvendosje.

“Mund të them që e ndjej veten si simpatizantë të Vetëvendosjes por për faktin se që nga ajo ditë kur kam qenë në takim me kryeministrin e sotshëm, atëherë kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, takime tjera nuk kam pasur, s’kam pasur as thirrje për të marrë librezën apo diçka tjetër. Kjo është e vërteta.(Por as dorëheqje nuk keni dhënë?) Por nuk kam dhënë dorëheqje sepse unë e kuptoj politikën dhe me sa e di dorëheqje ipet vetëm nga funsksionet politike. Unë kurrë nuk kam pasur asnjë funksion”, ka shtuar ai.

Fetoshi nuk beson se partia në pushtet mund të ketë pasur ndikim në emërimin e tij para kandidatëve të tjerë.

Këtë pozitë ai thotë se e meriton për shkak të përvojës që ka.

“Zgjedhjet apo emërimet kudo që bëhen do të duhej dhe besoj që në rastin tim është bërë konform profesionalizmit dhe integritetit personal që posedoj. Unë edhe në CV e kam të shënuar dhe të gjithë që më njohin e dinë qe unë qe 19 vjet pas luftës ushtroj detyrën e menaxherit”, ka theksuar Fetoshi.

Hidroregjjioni furnizon me ujë rreth 200 mijë banorë në komunat Prizren, Malishevë, Suharekë, Mamushë dhe Dragash.

“Pavarësisht ndërrimit të menaxhmenteve, furnizimi i prizrenasve me ujë do të varet nga faktorë të ndryshëm. Një ndër ta është energjia elektrike, me furnizimin e të cilës është paralajmëruar të ketë krizë muajve në vijim”.

Në të njëjtën ditë kur u emërua Fetoshi, Qeveria zgjodhi edhe bordet e tri ndërmarrjeve tjera publike, ku u raportua se edhe aty ka persona të afërt me pushtetin që janë emëruar anëtarë.

Premtimet e Kurtit si opozitar, sipas analistit politik Artan Muhaxhiri, po i kushtojnë në pushtet liderit Vetëvendosjes.

“Do të dëshiroja nga Lëvizja Vetëvendosje që në asnjë rast të mos kishte anëtarë të partisë në borde publike sado qofshin profesionist sepse nuk lë shije të mirë dhe natyrisht që është e pamundur ta bindësh dikë që nuk ka pasur ndikime politike”, ka thënë Muhaxhiri.

Kritika për punësim të personave të afërt me Vetëvendosjen pati edhe në muajin prill, kur për shkak të dyshimeve për dallavere, Korporata Energjetike anuloi konkursin për punësimin e mbi 100 personave.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika