Antipasta të shpejta

Antipastat janë pjata e parë tradicionale e një vakti zyrtar. Zakonisht janë ushqime që shërbehen në porcione të vogla, të bëra me qëllim që të hapin oreksin.

Shpesh duam që përgatitja e një pjate të tillë të mos marrë orë të tëra. Një të atij lloji po ua rekomandojmë në vijim.

Brusketa me bukë misri

Përbërësit:

-300 gr bukë misri

-200 gr domate qershi

-1 degë borzilok të freskët

-1 thelb hudhër

-pak kripë

-pak rigon

-vaj ulliri

Për të përgatitur brusketa me bukë misri, buka e misrit duhet të jetë e ndarë në feta të holla. Pas vendosjes së tiganit me vaj, bukën e thekim. Ndërkohë, grijmë domatet në kubikë të vegjël, i hedhim hudhrën e grirë, kripë, rigon, borzilok të freskët, vaj ulliri dhe i përziejmë. Pasi buka e misrit të jetë ftohur, bukën e lyeni me hudhër dhe vendosni sipër domaten dhe lëngun e krijuar.

Ju bëftë mirë!

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika