Anulohet konkursi i KEK-ut, kthehet në rivlerësim

Është anuluar konkursi i disa javëve më herët i Korporatës Energjetike të Kosovës për plotësimin e 150 pozitave të lira të punës, e për të cilin pati dyshime për parregullsi në punësimin e më shumë se 127 personave

Korporata Energjetike e Kosovës - KEK

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se është anuluar konkursi i fundit ku ishin paraparë të punësoheshin 127 persona.

Në njoftimin e KEK-ut, thuhet se komisioni i pavarur për vlerësimin e procesit i përbërë nga ekspertë të pavarur ligjorë, kanë vendosur që të anulohet procesi i rekrutimit të punëtorëve.

Të gjitha fazat e rekrutimit do të përsëriten, duke filluar nga rezultatet e testit me shkrim dhe po ashtu intervistat me gojë.

“Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës ka marrë vendim për anulimin procesit duke filluar nga selektimi, rezultatet e testit me shkrim dhe intervistat me gojë për të gjitha pozitat e shpallura sipas konkursit për plotësimin e 127 pozitave të lira, si dhe përsëritjen e këtyre fazave për të gjithë kandidatët që i plotësojnë kriteret e parapara me konkurs”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK)

Tutje në njoftimin e KEK-ut, thuhet se të gjithë kandidatët e selektuar në fazën e parë do të njoftohen individualisht dhe të njëjtit nuk do të kenë nevojë për riaplikim në konkursin e radhës.

Në njoftimin e KEK-ut thuhet se procesi që do të ripërsëritet do të jetë transparent.

Më pesë prill të vitit 2022, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte  njoftuar për inicimin e  hetimeve lidhur me punësimet në  Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës (KEK), kjo pas dyshimeve  për punësime në baza familjare e partiake.

Ndryshe, të martën e pesë prillit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e kishte akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje(LVV) mbi pretendimet se e njëjta, kishte punësuar familjarë në KEK.

Kjo parti ka kërkuar anulimin e konkursit, derisa kishte dorëzuar kallëzim penal ndaj komisionit vlerësues të konkursit të KEK-ut.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, teksa kishte reaguar mbi procesin e aplikimit për punë, ishte shprehur kritik mbi veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar atë për nepotizëm masiv.

Sipas kryetarit të LDK-së, ky aplikim nuk ka pasur rëndësi, ngase siç ka theksuar ai, vendet e punës ishin të parandara për familjarët e partisë në pushtet.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kishte mohuar në mënyrë kategorike se të punësuarit e fundit në KEK kanë lidhje familjare apo janë militantë të LVV-së.

Shija e redaktorit

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Të fundit nga rubrika