AP: Serbia arreston dy kosovarë në kufi me Hungarinë për kontrabandë me migrantë dhe armë  

Policia serbe ka njoftuar se ka arrestuar të shtunën dy persona nga Kosova, të cilët dyshohen për kontrabandë me migrantë dhe furnizim me armë

AP: Serbia arreston dy kosovarë në kufi me Hungarinë për kontrabandë me migrantë dhe armë  

Qindra oficerë serbë u dërguan të shtunën në një zonë kufitare me Hungarinë, ku arrestuan disa persona pas të shtënave mes emigrantëve , duke vrarë tre persona dhe një plagosur, shkruan Associated Press.

Raportimet për dhunë dhe përleshje me armë janë bërë të zakonshme pranë kufirit midis Serbisë dhe vendit anëtar të Bashkimit Evropian, Hungarisë.

Ministri i Brendshëm, Bratislav Gashiq, i cili vizitoi zonën, u zotua se “ne nuk do të lëvizim nga këtu derisa të largohet çdo person përgjegjës për ndonjë akt apo incident kriminal”.

“Veprimet e policisë kanë për qëllim frenimin e migrimit të parregullt dhe rritjen e nivelit të sigurisë në këtë pjesë të vendit, ku përplasjet mes emigrantëve janë të shpeshta, jo rrallë me përdorimin e armëve të zjarrit”, thueht ë n një  deklartë  të  MPB-së  serbe.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar të shtunën dy persona nga Kosova, të cilët dyshohen për kontrabandë me emigrantë dhe furnizim me armë. Gjithashtu, ëficerët gjetën gjithashtu 54 pasaporta turke.

Ndërkaq, të premten vonë, policia raportoi se ka arrestuar katër shtetas afganë dhe dy turq të dyshuar për posedim të paligjshëm të armëve dhe eksplozivëve. Nuk dihet menjëherë nëse ndonjë nga të arrestuarit do të akuzohet për të shtënat që ndodhën më herët të premten.

Zona kufitare Serbi-Hungari shtrihet në të ashtuquajturën rrugë tokësore ballkanike të migrimit drejt Evropës Perëndimore. Mijëra emigrantë kanë kampuar në zonë, duke kërkuar mënyra për të kaluar me ndihmën e kontrabandistëve.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika