Apeli e ktheu në rigjykim çështjen penale të dhunimit ndaj 11-vjeçares, caktohet shqyrtimi gjyqësor

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim çështjen penale të dhunimit ndaj 11-vjeçares, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë më 24 shkurt 2023, i kishte dënuar me 40 vjet burgim (së bashku), katër të akuzuarit

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim dhe rivendosje çështjen penale të dhunimit ndaj 11-vjeçares, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë më 24 shkurt 2023, i kishte dënuar me 40 vjet burgim (së bashku), katër të akuzuarit E.R., Xh.S., G.R., dhe G.J., ndërsa Sh.K., ishte liruar nga akuza.

Lajmin e ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila konfirmoi se shqyrtimi fillestar është caktuar më 22 shtator 2023.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se rasti në fjalë është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit e Kosovës. Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur ka caktuar seancën e shqyrtimit gjyqësor më datë 22 shtator 2023 në orën 09.00. Seanca është e mbyllur për publikun sipas Kodit të Drejtësisë për të Mitur”, konfirmoi Gashi.

Ndryshe, Themelorja me rastin e shpalljes së aktgjykimit, kishte njoftuar se ka bërë rikualifikimin e veprave penale për të pandehurit, duke thënë se s’ka gjetur që e dëmtuara të ketë qenë e trafikuar apo viktimë e veprës penale të trafikimit me njerëz.

I akuzuari E.R ishte shpallur fajtor për veprën penale “Dhunimi” dhe ishte dënuar me 15 vjet burgim, i mituri Xh.S., ishte shpallur fajtor për “Dhunim” dhe ishte dënuar me 8 vjet burgim, i mituri G.R., ishte shpallur fajtor për “Dhunim”, “Keqpërdorim të fëmijëve në pornografi” dhe Ndihmë në kryerjen e veprës penale të dhunimit, duke u dënuar me 9 vjet burgim.

I mituri G.J ishte shpallur fajtor për “Dhunim” dhe “Keqpërdorim të fëmijëve në pornografi”, duke u dënuar me 8 vjet burgim, ndërsa i akuzuari Sh.K., ishte liruar nga akuza për veprën penale “Shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë në janar të këtij viti e kishte hedhur poshtë aktakuzën ndaj pesë të akuzuarve lidhur me dhunimin e 11-vjeçares, në gusht të vitit 2022. Mirëpo, Apeli kishte aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke anuluar vendimin e Themelores dhe çështjen e kishte kthyer në rivendosje.

Po ashtu, Themelorja kishte hedhur poshtë aktakuzën ndaj tre të akuzuarve për dhunimin e 11-vjeçares në qershor të 2022-ës.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, pas zhvillimit të hetimeve dhe zgjerimit të tyre, mbledhjes dhe analizimit të provave, më 8 dhjetor 2022 kishte ngritur aktakuzë ndaj pesë personave: E.R. dhe Sh.K., (madhor), si dhe ndaj tre të miturve: G.R., G.J., Xh.S, të akuzuar për përfshirje në rastin i cili ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2022, ndaj 11-vjeçares.

Lajmi ishte bërë i ditur përmes një komunikate për media nga kjo Prokurori, ku thuhej se të akuzuarit gjenden në paraburgim.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri E.R., për veprat penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhu me paragrafin 1 të KPRK-së, ndërsa i pandehuri Sh.K., ngarkohet për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhej në njoftim.

Po ashtu, thuhej se njëri prej të miturve ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227, paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 dhe paragrafin 4 të KPRK-së, “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”, nga neni 232 par. 1 të KPRK-së.

“Ndërkaq, dy të miturit e tjerë ngarkohen për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 dhe paragrafin 4 të KPRK-së, si dhe për veprën penale “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”, nga neni 232 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së”, thuhej tutje,

Kurse, më 21 dhjetor 2022, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj tetë personave të moshës madhore: B.Rr., D.Rr., G.S., B.S., M.S., F.S., M.R., dhe E.S., të akuzuar për përfshirje në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, në muajin qershor 2022. /Betimi për Drejtësi

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika