Apeli vërteton dënimin me 25 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen e djalit të tij

Gjykata e Apelit, përmes aktgjykimit të përpiluar më 2 korrik 2024, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe mbrojtësit të të akuzuarit

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, me të cilin Naim Smajli është dënuar me dënim unik prej 25 vjet burgim për vrasjen e djalit të tij E.S.

Apeli i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe mbrojtësit të të akuzuarit Smajli.

Gjykata e Apelit vlerëson se pretendimet ankimore nuk qëndrojnë e as nuk kishte shkelje të tjera të dispozitave të procedurës penale, të cilat do të kishin kushtëzuar anulimin e aktgjykimit të ankimuar.

“Kolegji i Gjykatës së Apelit, ka vlerësuar se pretendimet ankimore nuk qëndrojnë e as që ka shkelje të tjera të dispozitave të procedurës penale, për të cilat sipas detyrës zyrtare është kujdesur kjo gjykatë, e të cilat kishin për të kushtëzuar anulimin e aktgjykimit të ankimuar, ngase sikurse dispozitivi ashtu edhe arsyetimi i  aktgjykimit të shkallës së parë është i qartë, i kuptueshëm dhe konkret, duke potencuar se i njëjti është në përputhshmëri të plotë edhe me arsyetimin, ashtu që duke vënë në theks se edhe përpilimi i dispozitivit është bërë konform dispozitave të nenit 369 paragrafi 4 e lidhur me nenin 364 të KPPRK, ku janë përfshirë të gjitha faktet dhe rrethanat përkitazi me ngjarjen kritike, fakte dhe rrethana këto nga të cilat plotësohen të gjitha elementet objektive dhe subjektive të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 3 të KPRK, dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK, për të cilat i akuzuari N. S. edhe është shpallur fajtor.

Tutje gjykata e shkallës së dytë ka theksuar se në dispozitivin e aktgjykimit të ankimuar, përveç që janë përshkruar të gjitha veprimet inkriminuese të të akuzuarit, përkitazi me mënyrën se si është kryer vepra penale në fjalë, ku haptazi rezulton se nuk bëhet fjalë për afekt mendor, e as mënyrë aksidentale, sikur që pretendon mbrojtësi i të akuzuarit, ngase me asnjë veprim të vetëm të tani të ndjerit nuk rezulton se i akuzuari, është sulmuar, keqtrajtuar apo fyer, po ashtu kolegji i Apelit ka vlerësuar se janë përshkruar edhe veprimet inkriminuese që përbëjnë formën cilësuese të veprës penale të vrasjes, për të cilën i akuzuari është shpallur fajtor”, thuhet në aktgjykim.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika