Arben Krasniqi, pjesëmarrës në Konventën e Mini Basketbollit në Madrid

Drejtori Teknik i FBK-së, Arben Krasniqi, ka marrë pjesë në Konventën e Mini Basketbollit në Madrid, ku është diskutuar për metodologjinë e mësimdhënies dhe nevojën për më shumë trajnerë të Mini Basketbollit për të zhvilluar më shumë këtë sport në Kosovë

Drejtori Teknik në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Krasniqi.

Konventa e Mini Basketbollit që u mbajt në Madrid, Spanjë, ishte pjesë e përmbylljes së trajnimit të Kursit për trajnerë të Mini Basketbollit 2022/23, i organizuar nga FIBA Europe.

Arben Krasniqi, drejtori Teknik në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), ka marrë pjesë në këtë konventë.

Me përfundimin e suksesshëm të kursit, u zgjodhën edhe Instruktorët Nacionalë të Mini Basketbollit nëpër Federatat përkatëse.

Siç ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës, në Konventë është diskutuar për metodologjinë e mësimdhënies dhe mësimit të trajnerëve, si dhe për kurrikulat e ecurisë së mësimdhënies dhe mësimet taktike në grupsulm dhe mbrojtje.

Qëllimi i këtij kursi ishte që trajnerët të jenë në gjendje të punojnë me fëmijët dhe të ndajnë njohuritë e fituara me trajnerët e tjerë për të kontribuuar në zhvillimin e Mini Basketbollit.

FBK-ja ka njoftuar se Mini Basketbolli është duke përjetuar rritje të jashtëzakonshme, dhe FIBA Europe ka vlerësuar se Federatat kanë nevojë për më shumë trajnerë të Mini Basketbollit që të ofrojnë mjedisin e nevojshëm për fëmijët dhe t’u mësojnë si të luajnë basketbollin.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika