Arbër Mustafa në fokusin e klubeve të Ligës së Parë

Futbollisti nga Gjilani, Arbër Mustafa, 25 vjeç, është një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës në Ligën e Parë të Kosovës. Pas një sezoni të suksesshëm me F.C Vjosa, ku u shqua si një nga lojtarët më të qëndrueshëm në repartin e mesfushës, Mustafa po tërheq interesimin e disa klubeve tjera të kësaj lige.

Gjatë karrierës së tij, Arbër Mustafa ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura si në Ligën e Parë ashtu edhe në Superligën e Kosovës, duke fituar përvojë të vlefshme dhe duke dëshmuar vazhdimisht potencialin e tij si mesfushor.

Edhe pse ende nuk ka arritur një marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me F.C Vjosen, bisedimet mes palëve janë në vazhdim. Në anën tjetër, interesimi nga klubet tjera mbetet serioz, duke e bërë të pasigurt destinacionin e ardhshëm të lojtarit.

E ardhmja e Arbër Mustafës pritet të qartësohet në ditët në vijim, ndërsa kjo periudhë e merkatos verore do të jetë vendimtare për hapin e radhës në karrierën e tij.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika