Arbnor Muja sqaron situatën pse zgjodhi Shqipërinë para Kosovës

Anësori i Antwerp, Arbnor Muja, ka thënë sërish që nuk ka kërkuar të jetë pjesë e formacionit titullar te Kombëtarja e Kosovës  

Ish-përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, kishte pretenduar se Arbnor Muja ka kërkuar të luajë në formacionin startues te Kosova, gjë të cilën e ka mohur përsëri futbollisti nga Mitrovica.
Muja ka thënë në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini se nuk është e vërtetë ajo.
Sipas tij, në takimin me Giresse ishin ndarë shumë mirë.
”Unë e kam cekur edhe më herët dhe jam sqaruar në opinion për çështjen Kosovë-Shqipëri. Sa i përket demantimit dhe këtyre opinioneve që unë kam kërkuar të jem pjesë e formacionit titullar te Kosova, ajo nuk është e vërtetë. Unë kam pasur bisedime me trajnerin dhe pas bisedimeve jemi ndarë shumë mirë. Unë kam pasur të udhëtoj ditën e nesërme, por gjithçka ka ndodhur aty. Pas atij takimi jemi ndarë me buzëqeshje, këto gjëra mendoj që kanë ndodhur dhe do të vazhdojnë të ndodhin. Ne jemi profesionist dhe duhet të qëndrojmë profesionist,” tha ai.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika