Ardita Sinani ndalohet sërish nga policia serbe në kufi

Ardita Sinani, këshilltare politike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me përgjegjësi për çështjet e Luginës së Preshevës, është ndaluar sërish në vendkalimin kufitar në Muçibabë me Republikën e Kosovës. Kjo ka ndodhur dy herë në të njëjtën ditë, një herë gjatë daljes nga Serbia dhe më vonë gjatë hyrjes në Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ardita Sinani

Ardita Sinani, këshilltare politike e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për Luginën e Preshevës, është ndaluar sërish mbrëmë në vendkalimin kufitar me Republikën e Kosovës, në Muçibabë.

Sinani u ndalua dy herë brenda ditës së hënë, një herë gjatë ditës duke dalë, ndërsa në orët e vona edhe duke hyrë në Serbi.

“Mbrëmë rreth orës 21:00 në vendkalimin e njëjtë kufitar me Republikën e Kosovës, Muçibabë, përsëri u ndalova nga policia kufitare serbe. Për herë të dytë brenda të njëjtës ditë. Jo vetëm duke e lëshuar Serbinë, por edhe duke hyrë. Këtë herë periudha kohore ishte më e shkurtër se në orët e mëngjesit të djeshëm. Edhe kësaj radhe pa asnjë sqarim e arsyetim! Thjeshtë ndalesë!”, ka shkruar Sinani.

Tutje, ajo ka thënë se “kjo është Serbia me të cilën si shqiptarë të Luginës së Preshevës ballafaqohemi çdo ditë. Kjo është Serbia për pakicat kombëtare”.

Lidhur me ndalimin e Sinanit ka pasur reagim edhe nga Qeveria e Kosovës, por edhe nga zyrtarë tjerë, përfshirë deputetin shiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi ka thënë se ky veprim është shkelje e rëndë e të drejtës themelore të lirisë së lëvizjes.

Kryeministri Kurti, ka kërkuar që Serbia të ndalojë diskriminimin me bazë etnike dhe shtypjen e të drejtave të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.

Ndërsa, Kamberi ka thënë se “meqë Bashkësia ndërkombëtare, përmes përkëdheljeve të vazhdueshme që po i bën regjimit aktual në Serbi, po i krijon hapësira që në vazhdimësi, ky regjim, duke përdorur mekanizmat shtetërorë, instrumentalizuar serbët gjithandej, të fusë Ballkanin në konflikte të reja”.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika