Arifi thotë se VV-ja nuk mund të formojë qeverinë: Nuk ndryshon asgjë nëse i ndërrojnë pozicionet Konjufca me Kurtin

Ish-ambasadori Avni Arifi, ka deklaruar se formimi i qeverisë së re të Kosovës është në rrezik për shkak të qasjes së Lëvizjes Vetëvendosje.

Në FIVE të TV Dukagjini, Arifi ka thënë se nesër do të konfirmohet mungesa e votave për qeverinë dhe se rruga e vetme është shkuarja në zgjedhje.

Arifi theksoi se problemi nuk qëndron tek individët, por tek qasja e LVV-së.

“Përndryshe nuk i kanë votat dhe nesër do të konfirmohet kjo. Dhe do të shkojmë në zgjedhje… Në fillim ka qenë terren i minuar nga Kurti. Sepse ai nuk e mandatoi vetëm Konjufcën, por komplet kabinetin qeveritar duke përfshirë edhe vetveten. Shiko kur ia jep mandatin dikujt, ia jep jo vetëm për të lypur vota, mirëpo edhe për ta krijuar programin e vet qeveritar. D.m.th. ajo ishte një lojë, një show. Ia caktoi ministrat, e caktoi edhe vetën si ministër i Punëve të Jashtme…

Ai i preferoi këto datat (për zgjedhje), para viti të ri. 21 ose 28 dhjetor, e para. E dyta, edhe ai është mundura ta fajësoj opozitën për gjitha bllokadat, duke thënë se unë nuk jam problem, por opozita. Qe po ua ndërrojmë Glaukun dhe njësoj ka me qenë veprimi. Ai duhet ta dijë se marrëveshjet politike nuk bëhet me individe, bëhen me subjekte politike.

Njerëzit nuk kanë problem me Albinin, kanë problem me qasjen e LVV-së. VV-ja nuk po mundet të bëjë koalicion… mirëpo nuk ndërron asgjë, nëse i ndërrojnë pozicionet Glauku me Albinin…”, ka thënë Arifi.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika