Armend Zemaj, propozon Projektligjin për shëndetësi, flet edhe për trustin

Armend Zemaj, deputet i LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka paraqitur propozimin e Projektligjit për shëndetësi, i cili sipas tij përbëhet nga 128 nene dhe është vital për qytetarët e Kosovës.

Ish ministri i Shëndetësisë në Qeverinë Hoti, ka thënë se në këtë Projektligj, kanë punuar ekspertë të ndryshum të fushës, dhe se përmes tij synohet avancimi i shërbimeve shëndetësore.

Përvec nënshkrimit të tij, Zemaj bëri të ditur se edhe deputetë të tjerë kanë dhënë nënshkrimet e tyre.

“Në këtë projektligj kanë punuar shumë ekspert të fushës. Rregullon procesin edukativ arsimor dhe përcakton profile të profesionistëve. Avancon shërbimin shëndetësor. Ky ligj ka 128 nene dhe do të jetë lehte i zbatueshëm. Ne kemi nevojë për ligj të ri. Ligji për sigurime shëndetësore dhe kemi atëherë edhe një pasqyrë dhe derivon nga pakoja financiare”, ka deklaruar Zemaj.

Zemaj, ripërsëriti edhe njëherë qëndrimin e LDK-së, për t’ia  mundësuar qytetarëve tërheqjen e një pjese të kursimeve të tyre pensionale.

Trusti Pensional

Ai tha se janë pro që të mundësohet tërheqja e mjeteve nga Trusti Pensional i Kosovës, porse sipas tij duhet të krijohet një ekspertizë e cila do të tregonte mënyrën se si do të behej kjo.

“Po jemi në përkrahje, për tërheqjen e një pjese të  kursimeve, format, mënyrat dhe pragu do duhej të ishin temë e një ekspertize e cila e lehtëson tërheqjen e tyre por nuk e dëmton pjesën burimore të trustit dhe të ardhmen e gjithë atyre që përfitojnë dhe kursjenë nga këto kursime që janë personale”, ka thënë Zemaj.

Sipas deputetit të LDK-së, kjo do t’i ndihmonte qytetarët ta kalonin më lehtë krizën e ngritjes së çmimeve.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika