Armët në kisha, kryetarja e komisionit për AKI-në i konfirmon pretendimet

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Ganimete Musliu, i ka konfirmuar pretendimet e deputetes britanike, Alicia Kearns, se grupe kriminale serbe në veri po kontrabandojnë armë dhe se ato po i fshehin në kisha. Musliu ka thënë se këtë informacion e posedojnë tash e një kohë dhe se AKI-ja po e kryen mirë punën e saj

Deputetja britanike, Alicia Kearns, duket se ka bërë publik një informacion të rëndësishëm, për të cilin, institucionet e sigurisë në Kosovë tash e një kohë ishin në dijeni.

Kearns ka thënë se grupe kriminale serbe në veri, po kontrabandojnë armë nga Serbia në Kosovë përmes autoambulancave dhe se ato po i fshehin në kisha.

Sipas kryetares së komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu, deputetja Kearns e tha një të vërtetë.

“Fatkeqësisht, deklarata e saj koençidon të jetë e saktë, sepse e kam të konfirmuar që ka prezencë të armatimit në veri të Kosovës, e që është më e keqja po keqpërdoren autoambulancat që të shpërndahen nëpër pika të caktuara dhe jo vetëm në kisha siç e ka potencuar ajo. Nga pozicioni që unë jam, vetëm mund ta konfirmoj që kjo gjë është e vërtetë”, ka thënë Musliu.

Musliu, që nuk dëshiron të jap më shumë detaje, thotë se një nga institucionet kyçe të sigurisë në Kosovë, është duke e kryer punën e saj mirë.

“Vlen të theksohet që AKI është në krye të detyrës dhe po e kryen punën e saj me sukses. Por, nuk mjafton vetëm puna e AKI-së. Duhet të koordinohet i gjithë faktori i sigurisë në vend, të kyçen edhe gjykatat edhe prokuroria e kështu me radhë. Ajo që po e dëmton gjithë procesin atje dhe parandalimin e këtyre gjërave është politika” ka deklaruar ajo.

Intervenimi i Policisë së Kosovës në këtë rast duket i vështirë.

Prandaj, Mentor Vrajolli nga QKSS, thotë se patjetër duhet të ketë koordinim me KFOR-in.

“Në këtë rast është jashtëzakonisht e rëndësishme të jetë i përfshirë edhe KFOR-i karshi Policisë së Kosovës. Kjo për faktin se futja e një sasie të madhe të armatimit, gjithnjë nëse rezulton të jetë e vërtetë, kjo përbën edhe kërcënim ndaj integritetit territorial të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Vrajolli, gjithashtu thekson se në rast se Policia e Kosovës ndërhynë e vetme, mund të keqkuptohej.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika