Dyshimet për dallavere me rezerva shtetërore, ministrja Hajdari: Pres që organet hetimore të mos e cenojnë sigurinë shtetërore

"Si ministre organet hetimore pres të mos cenojnë sigurinë shtetërore, sepse gjatë hetimeve dokumentet që janë marrë si prova nga policia, janë klasifikuar si sekrete shtetërore, ndërsa policia s’ka paraqitur certifikatë siguruese MINT i siguron te gjithë qytetaret se rezervat i kemi trajtuar sipas legjislacionit në fuqi, nuk dyshojmë në asnjërin nga zyrtaret tanë të ndaluar për 48 orë"

Ministrja e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se pret nga organet hetimore të mos e cenojnë sigurinë hetimore.

Kjo deklaratë e ministres Hajdari erdhi pasi gjatë ditës së premte u arrestuan nga Policia e Kosovës dy zyrtarë të MINT-it nën dyshimet për dallavere me rezervat shtetërore. Gjithashtu, policia ka arrestuar edhe një biznesmen i dyshuar për dallavere në këtë rast.

Sipas Hajdarit, dokumentet që janë marrë nga policia janë të klasifikuara si sekrete shtetërore, duke theksuar se policia kërkesën për pranim-dorëzim të provave e ka bërë kundërligjshëm.

“Prokuroria Speciale po bën hetim MINT mirëpret çdo hetim për rastin e Rezervës Shtetërore, ani pse është gjithçka në përputhje me ligjin. Si ministre organet hetimore pres të mos cenojnë sigurinë shtetërore, sepse gjatë hetimeve dokumentet që janë marrë si prova nga policia, janë klasifikuar si sekrete shtetërore, ndërsa policia s’ka paraqitur certifikatë siguruese MINT i siguron te gjithë qytetaret se rezervat i kemi trajtuar sipas legjislacionit në fuqi, nuk dyshojmë në asnjërin nga zyrtaret tanë të ndaluar për 48 orë…”, ka thënë Hajdari.

“Policia e njësisë hetuese s’ka prezantuar ceritfikatë të sigurisë sekrete. Pra kërkesa e Policisë për pranim-dorëzim të këtyre provave ka qenë në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar”, ka shtuar ajo.

Të arrestuarit janë drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica.

Ndërsa, Prokuroria Speciale ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e tre të dyshuarve për “keqpërdorim të rezervave shtetërore”.

Siç njofton Prokuroria, të pandehurit, Ridvan Muharremi, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica dyshohen për veprat “Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe “Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre (3) persona me inicialet R.M. H.G dhe I.L. Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore.

“Të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, do të dërgohen në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktimin e paraburgimit “, thuhet tutje.

Aksioni është zhvilluar pas publikimit të disa audio-incizimeve nga gazeta “Nacionale”, në të cilat dëgjohen dy zyrtarë të MINT-it, të cilët pretendojnë se vaji i paguar nga shteti i Kosovës nuk ka ardhur nga Polonia në Kosovë edhe pse për atë sasi shteti kishte paguar.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika