Dy burra dhe dy gra janë arrestuar për veprën penale “Mashtrim” në Pejë.
Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, është pranuar informata se dikush ishte duke u mashtruar nga disa persona që nga viti 2022.
Viktima kishte deklaruar se këtyre personave u kishte dërguar 280 mijë euro që nga viti 2022 për blerjen e një lokali.
Më 9 korrik janë arrestuar dy persona e dy ditë më pas janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë – F.D. e lindur më 1999, B.M. i lindur më 1992, M.N. i lindur më 1982, L.D. e lindur më 1994.
“Drejtoria Rajonale e Policisë, Sektori Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, mё datё 05.07.2024, ka pranuar informacion se viktima ёshtё duke u mashtruar nga persona tё dyshuar qё nga vitit 2022. Viktima ka deklaruar se personave tё dyshuar iu ka dërguar tё holla nё vlerё prej dyqind e tetëdhjetë mijё (280000) euro, mjete tё cilat viktima ia ka dërguar qё nga vitit 2022, pёr blerjen e njё lokali. Pas njё pune intensive tё hetuesve Rajonal me datё 09.07.2024, janё arrestuar dy (2) persona tё dyshuar, nё vazhdën e hetimit tё rastit me datё 11.07.2024 janё arrestuar edhe dy (2) tё dyshuar tjerë”, thuhet në njoftimin PK-së.
Të gjithë tё dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit janë dërguar në mbajtje për 48- orë.