Policia ka bërë të ditur se të premten ka arrestuar dy persona në Fushë Kosovë, njëri prej tyre i mitur.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, të dyshuarit janë arrestuar pasi gjatë një përleshjeje kishin sulmuar fizikisht dy persona të tjerë, duke u shkaktuar lëndime trupore.
Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa të dyshuarit, me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje.