Arrestohen dy persona për posedim të substancave narkotike në magjistralen Klinë-Mitrovicë

Janë arrestuar dy persona të dyshuar për posedim droge në magjistralen Klinë - Mitrovicë

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për posedim droge.

“Pas hetimeve intensive disajavore dhe punës operative në terren, dje me datë 04.03.2023, rreth orës 21:45, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, njësia në Mitrovicë Jug, të asistuar nga njësitet e tjera dhe ato për reagim të shpejtë, nën dyshimin për posedim të substancave të dyshuara narkotike, në Magjistralen Klinë – Mitrovicë kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet të tipit Mercedes, ngjyrë hiri me targa vendore në të cilin ndodheshin dy persona meshkuj kosovarë”, njofton Policia e Kosovës.

Në njoftimin e PK-së thuhet se gjatë kontrollit të automjetit të lartcekur, në bagazh, është gjetur një qese e zezë, brenda së cilës u gjeten 4 mijë e 710 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

“Është kontaktuar prokurori përgjegjës i rastit, i cili ka lëshuar vendim për ndalim ndaj dy të dyshuarve nën dyshimin e arsyeshëm se ata kanë kryer vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, njofton tutje PK-ja.

Shija e redaktorit

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Të fundit nga rubrika