Arrestohen dy persona për rrëmbimin në Prishtinë, njëri i mitur e tjetri 18-vjeçar

Sipas njoftimit të policisë, njëri nga të dyshuarit është 18 vjeç me inicialet A.K. ndërsa tjetri Y.S. i mitur

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen për rrëmbimin në Prishtinë të enjten mbrëma.

Sipas njoftimit të policisë, njëri nga të dyshuarit është 18 vjeç me inicialet A.K., ndërsa tjetri Y.S. i mitur.

Tutje, policia ka thënë se ka bastisur edhe dy lokacione, ku është sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur në rast.

“Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe bastisja në dy lokacione, ku është sekuestruar një armë e ftohtë (thikë), e cila dyshohet se është përdorë në rast”, thuhet në njoftim.

Në raportin 24-orësh thuhej se një person ka raportuar në polici se është rrëmbyer.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është futur me forcë në një veturë nga dy persona të panjohur. Sipas viktimës, njërit prej të dyshuarve ka pasur në dorë një thikë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor për shkak se shihej se kishte lëndime. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhej në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika