Arrestohen dy shtetas të Kolumbisë në Prishtinë, dyshohen për mashtrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për disa raste të mashtrimit dhe ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se janë përfituar nëpërmjet këtyre veprave kriminale.

Personat e arrestuar janë një burrë 47-vjeçar dhe një grua 28-vjeçare, të dy shtetas të Kolumbisë. Sipas një deklarate të lëshuar nga Policia e Kosovës, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit.

“Mashkull 47 vjeç, shtetas i Kolumbisë dhe femër 28 vjeç, shtetase e Kolumbisë. Me vendim të prokurorit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Policia dyshon se këto mashtrime mund të jenë kryer në vazhdimësi edhe jashtë rajonit të Prishtinës. Gjithashtu, mendohet se numri i viktimave të mashtrimeve nga të dyshuarit mund të jetë më i madh se sa ai i raportuar deri tani.

“Personat e arrestuar dyshohet të kenë marrë nga ankuesit (punëtor të këmbimoreve) shuma të ndryshme parash duke i mashtruar (gjatë ri-numërimit kanë fshehur një shumë parash derisa kanë qenë duke i konvertuar).

Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka  ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet mund të kenë ndodhur në vazhdimësi edhe jashtë rajonit të Prishtinës, si dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.

Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar”, thuhet më tej në njoftim.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika